Skuadra me snajperë do të patrullojnë rrugët e Rio dhe Zhaneiros në Brazil, me armë të kalibrit të lartë dhe me leje për të vrarë. Lajmin e konfirmon këshilltari i sigurisë pranë Guvernatorit të shtetit, Wilson Witzel.
Sipas “Bloomberg News”, deri në 120 snajperë do të bashkohen me skuadrat e policisë lokale që do të kontrollojnë rrugët e favelave – lagjeve të varfra të Rios – për të neutralizuar kriminelët e armatosur. Snajperët do të punojnë në çift, ku njëri kryen ekzekutimin dhe tjetri e regjistron në video.
“Protokolli i ri do të vihet menjëherë në zbatim, çdokush që ka një pushkë do të ekzekutohet”, tha Witzel, gjykatës federal dhe ish-pjesëtar i marinës braziliane.
Rio ka qenë gjithmonë pasqyrimi i dy anëve të Brazilit, me sharmin e plazheve nga një anë dhe kaosin e favelave nga ana tjetër. Witzel fitoi bindshëm zgjedhjen për Guvernator në muajin tetor, duke mbështetur fuqimisht politikat e presidentit të zgjedhur Jair Bolsonaro, e duke premtuar ndërmarrjen e masave brutale ndaj bandave dhe krimit të organizuar. (A2 Televizion)