
Koronavirusi është rikthyer edhe njëherë të shkaktojë probleme për sportin. Pas Premier League-s, që po përballet me një shpërthim të ri të rasteve, në Francë frika është e njëjtë prandaj dhe autoritetet kanë nisur të rrisin masat për të minimizuar rreziqet.
Qeveria franceze ka ndalur ndeshjet në transfertë për sportin e ragbisë dhe nga ky fakt, janë shqetësuar si PSG ashtu dhe Lilë që luajnë në Kupat e Evropës.
Klubet e futbollit i tremben faktit që i njëjti vendim mund të merret edhe për ta. Risku për momentin është ende i ulët, por nuk duhet harruar që Franca ishte vendi i vetëm në pesë kampionatet kryesore të Europës që anuloi sezonin që në muajt e parë kur pandemia nisi të zgjerohej vitin e kaluar. (A2 Televizion)