
Los Angeles Lakers po tregojnë forcën në NBA, duke marrë fitoren e gjashtë në 7 ndeshjet e fundit.
Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan mposhtën 120-102 Houston Rockets, me një Anthony Davis i cili shënoi 27 pikë.
Me më shumë “armë” në sulm se sezonin e kaluar dhe një mbrojtje të jashtëzakonshme, Lakers po “terrorizojnë” kundërshtarët në këtë fillimsezoni dhe po bëjnë të qartë se kush është skuadra për t’u mundur.
Me 8 fitore dhe 3 humbje, LeBron James me shokë janë ekipi që kryeson Konferencën e Perëndimit dhe ekipi me rekordin më të mirë në NBA, të ndjekur nga Philadelphia (7 fitore dhe 3 humbje). (A2 Televizion)