Albana Vokshi informon sa demokratë kanë votuar deri në orën 11:00: Ka ende probleme me listat

Nga A2 CNN
22 Maj 2022, 12:13 | Politikë
Albana Vokshi informon sa demokratë kanë votuar deri në orën

Deputetja Albana Vokshi, e cila është pjesë e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, bëri me dije se deri në orën 11:00 kanë votuar për kreun e ri të partisë rreth 14 mijë anëtarë.

Vokshi u shpreh se procesi po vijon normalisht dhe ftoi anëtarët që të marrin pjesë në votime për të zgjedhur kreun e ri të demokratëve.

“Janë hapur në kohë të gjitha qendrat e votimit në mbarë vendin. Procesi vijon normalisht. Ka një interes të madh të demokratëve për të votuar. Kemi më shumë qëndra cka e bën me të menaxhueshëm fluksin. Deri në orën 11:00 kanë votuar 14012 anëtarë. Ne si Komision i Organizimit të Operacioneve Elektorale iu kemi bërë me dije se po vijojmë me listën e gjetur. Listat kanë qenë të fryra. Anëtarët kanë votuar me karta. Kemi vënë në dispozicion listën e 2019, me të gjithë shtesat. Nuk di të them një numër, por do t’iu japim raportin final”, tha Vokshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos