Albin Kurti merr sot zyrtarisht drejtimin e qeverisë në Kosovë

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 08:13 | Kosova
Albin Kurti merr sot zyrtarisht drejtimin e qeverisë në Kosovë

Avdullah Hoti dorëzon sot postin e kryeministrit tek Albin Kurti, së bashku me detajet e punës së deritanishme.

“Dosjen e plotë e kam përgatitur që mbrëmë u tha ai mediave ku përfshihen informacionet mbi çështjen e integrimit, MSA-së dhe programit IPA, pa harruar dialogun Kosovë-Serbi dhe detajet mbi marrëveshjen e Uashingtonit.

Kalimi i menjëhershëm i pushtetit te qeveria e re ishte një kërkesë e vetë Kurtit, sipas të cilit një zgjatje e krizës politike nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin.

Qeveria e Albin Kurtit u votua një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës me 67 vota pro dhe 30 kundër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos