Qeveria e re në Kosovë, zgjedhja e Presidentit, sfida e Vetëvendosjes

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 15:22 | Kosova
Qeveria e re në Kosovë, zgjedhja e Presidentit, sfida e

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve jo serbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Edhe në qeverinë Kurti 1, Lista Serbe nuk kishte qenë pjesë e koalicionit qeverisës, por siç ia garanton edhe Kushtetuta, partia që përfaqëson komunitetin serb, kishte udhëhequr dy ministri.

Por ndërsa për formimin e ekzekutivit, Lëvizja Vetëvendosje është me e sigurt, presidentin nuk mund ta zgjedhë e vetme. Sipas kushtetutës, që një kandidat të zgjidhet president, duhet të sigurojë 2/3 e votave ne raundet e para, ose një shumicë prej 61 deputetësh në raundin e tretë, por me pjesëmarrjen e të paktën 80 ligjvënësve në sallë.

Për këtë post, Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmanin, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi numrin më të madh të votave, përkatësisht mbi 300 mijë të tilla. Por PDK dhe AAK kanë hedhur poshtë mundësinë që të votojnë kandidatën e Lëvizjes Vendvendosje.

Kryetari i Partisë Demokratike të kosovës, përsëriti qëndrimin e tij të hënën, se Osmani është figurë përçarëse. Lidhja demokratike e Kosovës nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka paralajmëruar bisedime me Osmanin. Dështimi për të zgjedhur presidentin, mund të çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos