Albin Kurti merr zyrtarisht detyrën

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 10:43 | Kosova
Albin Kurti merr zyrtarisht detyrën

Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të ri të Kosovës nga paraardhësi i tij Avdullah Hoti.

Pranimi i detyrës nga Albin Kurti është bërë me një ceremoni zyrtare ku ishte i pranishëm dhe ish-kryeministri Hoti.

Albin Kurti pritet të mbajë mbledhjen e parë të qeverisë dhe më pas do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Qeveria e Albin Kurtit mori një ditë më parë 67 vota në Kuvendin e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos