Albiona Agolli, kampione e Europës në “Jiu-Jitsu”

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 20:37 | Sporte të tjera
Albiona Agolli, kampione e Europës në “Jiu-Jitsu”

Shqiptarja Albiona Agolli është shpallur kampione e Europës në Paris në “Jiu-Jitsu”.

“Luftëtarja” e “Tirana MMA Center - Mixed Martial Arts Albania” garoi në kategorinë 58 kilogramë, aty ku mposhti të gjitha rivalet e saj.

Megjithatë, Agolli nuk u ndal këtu, por shkoi edhe më tej. Ajo garoi edhe në kategorinë pa kufizim peshe, aty ku doli e 3-ta, duke fituar 2 ndeshje dhe humbur në gjysmëfinale me pikë ndaj një kundërshtareje 20 kilogramë më të rëndë.

“Albiona Agolli del Kampione Europiane ne Paris!!! Ajo finalizoi të gjitha kundershtaret në kategorinë e saj -58kg dhe bëhet kampioni/ja e tretë europiane nga sportistet e Tirana MMA Center - Mixed Martial Arts Albania ne 10 vjet qe jemi krijuar!

Albiona garoi dhe ne absolute (pa kufizim peshe) dhe gjithashtu doli e 3-ta duke fituar 2 ndeshje dhe humbur ne gjysmë finale me pike me nje kundershtare 2 koke me te gjate e 20kg me te rende! Krenare me Albionen”, shkruan në rrjetet sociale klubi “Tirana MMA Center - Mixed Martial Arts Albania”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos