Shpëton mrekullisht Conor McGregor, makina e hedh në ajër

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 10:44 | Sporte të tjera
Shpëton mrekullisht Conor McGregor, makina e hedh në ajër

Conor McGregor ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident rrugor teksa u përplas nga një makinë që po udhëtonte me shpejtësi.

Ylli i MMA kishte dalë një xhiro me biçikletë, kur një makinë i erdhi nga pas dhe e goditi furishëm. Fatmirësisht ai doli vetëm me gërvishtje nga kjo ngjarje.

Drejtuesi i mjetit që përplasi McGregor doli menjëherë nga makina dhe i kërkoi falje duke i sqaruar se e kishte penguar dielli që të shihte.

https://twitter.com/mma_orbit/status/1619011866004701184

Ishte vetë luftëtari që e tregoi ngjarjen ku falënderoi zotin që ia kishte hedhur paq. “Faleminderit zot, sot nuk ishte koha ime. Falënderoj mundjen dhe xhudon gjithashtu. Vetëdija gjatë rënies më shpëtoi jetën”, shkruan luftëtari irlandez.

Conor McGregor më pas tregon me kamera pantallonat grisura nga fërkimi me asfaltin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos