Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar në studion e Ditari në A2 CNN zhvillimet politike në të dy kampet, para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Në prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së që mbahet sot në orën 18:00, Çipa thotë se PD duhet të tejkalojë vetvetn, me një qasje të re me kundërshtarët politike. Sipas tij hapja e saj është e domosdoshme. “PD duhet të vlerësojë kapacitetet e së djathtës së qendrës, të rrisë kapacitetin e artikulimit dhe sjelljes ligjore”. Në lidhje me mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste më 2 shtator Çipa shprehet se kryeministri Rama është investuar në promovimin e kandidaturave të reja, teksa pritet të prezantojë kabinetin me të cilin synon mandatin e 4-t qeverisës. (A2 Televizion)
Aleksandër Çipa komenton zhvillimet e fundit politike në të dy kampet
