Tregu global i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të tejkalojë kërkesën në tremujorin e fundit të vitit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 13:22 | Bota

Tregu global i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të

Tregu botëror i naftës pritet të rikthehet në një situatë suficiti gjatë tremujorit të katërt të këtij viti, pasi eksportet nga Lindja e Mesme po rimëkëmben më shpejt sesa kërkesa globale për naftë. Vlerësimi është bërë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e saj mujor për tregun e naftës.

Sipas agjencisë, furnizimi global me naftë pritet të tejkalojë kërkesën për herë të parë që nga nisja e luftës në Iran. Ky zhvillim lidhet kryesisht me rikuperimin e eksporteve nga vendet e Lindjes së Mesme, pavarësisht sulmeve që vijojnë të raportohen ndaj transportit detar.

Në raportin e saj, IEA vlerëson se tregu po shfaq shenjat e para të një ekuilibrimi, pas periudhës së pasigurisë dhe ndërprerjeve në furnizimin ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos