
Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Qerret të Durrësit, pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike kanabis sativa me qëllim shitjen.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit fizik në momentin e ndalimit, shërbimet policore i gjetën 35-vjeçarit, me inicialet L.K., një sasi lënde të dyshuar narkotike. Një tjetër sasi u zbulua më pas gjatë kontrollit në banesën e tij.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të kësaj veprimtarie dhe arrestuan autorin e dyshuar, L. K., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në vendin ku u ndalua, në Qerret, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjet një tjetër sasi e kësaj lënde. Lënda narkotike, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
(A2 Televizion)