Gjata në A2: Procesi për KLP, moment i rëndë paligjshmërie

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2018, 11:25 | Aktualitet

I ftuar në A2, konstitucionalisti Çlirim Gjata ka kritikuar ashpër procesin që sot do të përcaktojë zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të zgjedhë anëtarët e tij. Sipas Gjatës, procesi ndikohet nga një moment “paligjshmërie të rëndë”, ku nga 10 kandidatura do të zgjidhen 6, ndërkohë që “ata nuk e kanë përfunduar vettingun në KPA në shkallë të dytë, plus që i shtohen janë ata që janë rrëzuar në shkallë të parë. Pra ata që janë rrezuar dhe nuk marrin pjesë në konkurrim, mund të rikthehen në shkallën e dytë. Pse nuk u prit atëherë të paktën një muaj, sa të mbaronte shkalla e dytë?”, deklaroi Gjata. Konstitucionalisti akuzoi drejtpërdrejtë edhe rolin e kryeprokurores Arta Marku, si një “vegël e politikës” pa asnjë kapacitet lidershipi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos