Alibeaj prezanton kandidatin e tij në Sarandë: Sfida jonë të ngremë të djathtën reale!

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 15:25 | Politikë
Alibeaj prezanton kandidatin e tij në Sarandë: Sfida jonë të

Kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nga Saranda ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie për këtë qytet Skënder Muçon.

I pranishëm me Alibeaj ishte edhe deputetin e Qarkut Vlorë Arbi Agalliu. Për Alibeajn, pas zgjedhjeve lokale, sfidë është rinovimi i PD-së dhe ngritja e të djathtës reale.

“Saranda vuan nga korrupsioni i vazhdueshëm. Kemi zgjedhur një njeri të nderuar që e bën jetën e tij këtu. Do të jeni ju ata që do ta vlerësoni. Kjo është ajo që ne kemi bërë si zgjidhje. Sfida e parë që kemi është sfida e zgjedhjeve lokale, por për ne ka edhe një sfidë tjetër është sfida për të rinovuar PD-së. Tani është koha që bashkë me PD-në të ngremë të djathtën reale, që bazohet tek demokracia. Sot i vetmi ishull i pa korruptuar në Shqipëri është PD-ja.”- tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos