Amazon heq tekstin që përshkruan: “LGBT sëmundje mendore”

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 11:15 | Lifestyle
Amazon heq tekstin që përshkruan: “LGBT sëmundje

Amazon ka njoftuar se nuk do të shesë më libra që përshkruajnë gjininë ose identitetin seksual si "sëmundje mendore" në platformat e saj.

"Ne rezervojmë të drejtën të mos shesim përmbajtje të caktuar", tha kompania në një letër drejtuar Kongresit të SHBA-së.

Gjigandi i shitjes me pakicë iu përgjigj senatorëve republikanë që kundërshtuan heqjen e një teksti nga autori konservator Ryan Anderson.

Muajin e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin që ndalon diskriminimin e LGBT.

Akti historik i barazisë, duhet të kalojë Senatin. Deri më tani, asnjë republikan i Senatit, të cilët kanë  50 nga 100 vendet, nuk kanë thënë se do të votojnë për projekt-ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos