Ambasada e SHBA: Nderojmë sakrificën e Hasanajt

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 17:26 | Aktualitet
Ambasada e SHBA: Nderojmë sakrificën e Hasanajt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së nëntetares shqiptare Zarife Hasanaj gjatë ditës së sotme në bazën e NATO-s në Letoni, për shkak të një shpërthimi.

“shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet ndaj familjes së Zarife Hasanajt, ushtares së vrarë sot duke kryer detyrën e saj si pjesë e misionit të NATO-s ne Letoni. Gjithashtu shprehim gjithë simpatinë tonë ndaj dy ushtarëve të tjerë shqiptarë të lënduar. Nderojmë sakrificën e saj”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos