
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit, një ndër festat më të rëndësishme të Kalendarit Islamik.
Në urimin e saj, selia e diplomacisë amerikane në Shqipëri shkruan se ditë të tilla ofrojnë mundësinë për të reflektuar për ndërtimin e komuniteteve paqësore.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane. (A2 Televizion)