Ambasada jonë në Turqi thirrje shtetasve shqiptarë: Transferohuni në një zonë të sigurt

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 16:12 | Aktualitet
Ambasada jonë në Turqi thirrje shtetasve shqiptarë: Transferohuni

Ambasada shqiptare në Ankara, të Turqisë, ka reaguar pas tërmetit që goditi ditën e sotme, Turqinë dhe Greqinë.

Ambasada iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të qëndrojnë në një zonë të sigurt. Gjithashtu, është vendosur edhe një numër emergjence në dispozicion.

"Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence", shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Deri më tani, në Turqi raportohen për gjashtë viktima, mbi 200 të plagosur dhe për dëme të shumta materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos