Qarku i Elbasanit është në vëmendjen e ambasadorëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i delegacionit të BE, së bashku me ambasadoren e Francës dhe atë të Gjermanisë u takuan me drejtuesit politikë, që drejtojnë fushatën elektorale në Elbasan. Zgjedhje të lira dhe shmangia e abuzimeve me shitblerjen e votës, ishin porositë që ambasadoret lanë pas takimeve. (A2 Televizion)
Ambasadorët në Elbasan: Shitblerja e votave është vepër penale e dënueshme
