Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, flet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. “Kosova është një shtet me 11 vite pavarësi dhe prandaj marrim pjesë aty me një ambasador”, tha Ukshini. “Ne shkojmë aty për të respektuar organizatën. Serbia përfaqësohet me ministrin e Jashtëm Ivica Dacic pasi ata duan ta ngrenë nivelin, por në fakt zyra e OKB-së në Prishtinë thuajse nuk ekziston dhe nuk ka kurrfarë vendimmarrje. Dacic ka qenë zëdhënës i Milosevic, prandaj retorika serbe mbetet njëlloj si para 20 vitesh. Ideologjia e vjetër serbe i përket shekullit XVII”. (A2 Televizion)
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri: Retorika serbe mbetet njolloj si para 20 vitesh
