Goditet stacioni i trenit në Dnipro, Rusia lëshon dronët reaktivë, viktima e të plagosur

Nga Rosalba Bejdo
29 Tetor 2026, 15:33 | Bota

Goditet stacioni i trenit në Dnipro, Rusia lëshon dronët

Këto pamje shokuese vijnë nga qyteti i Dnipros në Ukrainë.  Rusia goditi me dronë reaktivë një stacion treni të mbushur me njerëz, në një sulm që shkaktoi të paktën 13 viktima e 10 të plagosur. Imazhet tronditëse tregojnë trupa të shtrirë në tokë, dhe një krater të krijuar nga shpërthimi në platformë, ndërsa raportohet për dy trena të shënjestruar.

Sipas autoriteteve hekurudhore në Dnipro, përpara sulmit të së enjtes, ishte shpallur një nivel i lartë rreziku, e megjithatë, pavarësisht kësaj një numër i konsiderueshëm njerëzish gjendeshin në platformë. Teksa dënoi shënjestrimin e civilëve, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të tjera amerikane, evropiane dhe nga vendet e G7-s kundër Rusisë. Ai përsëriti gjithashtu kritikat ndaj një marrëveshjeje të diskutueshme të arritur në fillim të këtij muaji mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, e cila lehtësoi disa sanksione ndaj Rusisë dhe i lejoi SHBA-së të importojë naftë diezel ruse.

Ndërkohë, në një tjetër zonë të Ukrainës, dy vajza 15-vjeçare u vranë nga një sulm me raketa ruse në qendër të qytetit të Chernihivit, në veri të vendit. Kreu i administratës rajonale, Vyacheslav Chaus, tha se të paktën 11 persona të tjerë, mes tyre edhe fëmijë, mbetën të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos