Ambasadori i Shqipërisë në Turqi për A2: Deri tani nuk raportohen shqiptarë të lënduar

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 16:37 | Bota
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi për A2: Deri tani nuk

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo përmes një lidhje telefonike, në A2, informoi mbi gjendjen e bashkëkombësve tanë në zonat e goditura më rëndë nga tërmeti në Turqi.

Ai bëri me dije se nga komunikimet që ka pasur me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Izmir mësohet se nuk raportohet asnjë bashkëqytetari ynë i lënduar nga tërmeti i fuqishëm.

Sipas tij, në qytetin e Izmirit është goditur zona historike dhe aty janë shembur më shumë se 20 ndërtesa.

“Tërmeti shkatërrues ka qenë në Izmir. Ajo që është kryesore është angazhimi i autoriteteve, të gjitha ministritë janë të angazhuar. Janë së bashku me shërbimet e emergjencës që morën pjesë dhe në operacionet e shpëtim-kërkimit në Shqipëri. Qyteti i Izmirit është bllokuar që të operojnë forcat e shpëtim-kërkimit. Autoritetet kanë bërë thirrje që të ndalen lëvizjet në rrugë.

Në Izmir ka përqendrim të shqiptarëve dhe Bërnove prezenca e tyre është mbi 60%. Ne menjëherë kemi pasur kontakte me disa nga përfaqësuesit e komunitetit. Nga sa ka rezultuar nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti. Nga informacionet që kam është prekur qendra historike e Izmirit dhe janë shembur mbi 20 ndërtesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos