Ambasadori Soreca, në mbrojtje nga Garda, A2 pyet delegacionin e BE

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 21:48 | Politikë
Ambasadori Soreca, në mbrojtje nga Garda, A2 pyet delegacionin e BE

Nëpërmjet një vendimi të posaçëm, qeveria ka vendosur të marrë në mbrojtje kreun e delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Vendimi mban datën 23 qershor, në të njëjtën ditë kur ishte seanca plenare, dhe ku zyrtarisht nuk është njoftuar zhvillimi i një mbledhje qeverie.

Për këtë çështje, nëse ambasadori ka pasur ndonjë kërcënim, A2 pyeti delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë. “Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk komenton mbi masat e sigurisë, të cilat vendosen nga autoritetet përgjegjëse shqiptare”, ishte reagimi.

Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos