Lamtumirë Parlamentit, Mimi Kodheli: Shpresoj të shihemi së shpejti për punë të mira

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 14:42 | Politikë
Lamtumirë Parlamentit, Mimi Kodheli: Shpresoj të shihemi së

Kjo ishte seanca e fundit parlamentare për Mimi Kodhelin. Në një fjalim lamturmire me aulën parlamentare, ajo falënderoi bashkëpunëtorët politikë, që nga Gramoz Ruçi e deri tek Edi Rama, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në jetën publike.

“Meqenëse kjo është fjala ime e fundit në këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që nuk kemi ditur të bëjmë, apo më keq akoma, që nuk e kemi bërë fare. Falemnderit Gramoz Ruçi, për lidershipin në gjithë këto vite në politikë, por edhe për leksionin e madh që dite të japësh së fundmi. Falemnderit Edi Rama, për çfarë ke ditur të jesh: bashkëpunëtor, mik dhe lider. Falemnderit për besimin dhe mundësinë që më ke dhënë dhe më jep për të përfaqësuar Atdheun. Shpresoj të shihemi së shpejti, për të bërë punë të mira për të mirën e përbashkët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos