Ambasadorja amerikane: Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 18:35 | Politikë
Ambasadorja amerikane: Shpresoj që të mos ketë një

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka postuar në Twitter një mesazh të fortë në lidhje me Reformën në Drejtësi.

"Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo e përkryer, por është e nevojshme, është duke bërë përparim dhe duhet të vijojë", shkruan Kim në rrjetin social.

Yuri Kim i ka bërë vizitë kryeministrit Edi Rama 3 herë gjatë 3 ditëve të fundit, ndërsa ditën e sotme është takuar me këshilltarët e presidentit Ilir Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/21/marreveshja-e-fshehte-mediu-basha-duhet-te-beje-vetem-nje-marreveshje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos