Pedagogu Rezart Prifti deklaroi se partia e studentëve po bën një gabim që bëjnë, sipas tij, tipikisht të rinjtë.
“Unë jam prej kohësh në një teori timen që tashmë Shqipëria nuk është më në krizë politike. Jemi në krizë kulturore shqiptare. Kriza kulturore ka sjellë e para humbjen e përshtypjeve, që jep aksiomën e dytë të teorisë time: do bëhet më keq që të bëhet më mirë. Kjo sjell krizën e roleve. Shqipëria është një vend që nuk di kush është dhe ku duhet të jetë. Duan t'i bëjnë të gjitha, duan t'i thonë të gjitha, duan t'i marrin përsipër për të gjitha. Sjell pastaj krizën jo vetëm të roleve, por krizën morale të thellë. Ky është problemi i shoqërisë shqiptare në momentin që ne flasim dhe halli im më i madh është që shoqëria shqiptare nuk e di a e ka tani mundësinë për të prodhuar nga fabrika e vet skalione të mira, jo thjesht njerëz të mirë. Skalione të mira që të jenë të qëndrueshëm me kalimin e kohës për të bërë ndryshim. Studentët thanë që do ikim nëpër fshatra. Bëri disa gabime që bëjnë tipik të rinjtë. Ata nuk e dinë që s'ka njeri sot në fshatra. S'kanë qenë ndjonjëherë në fshatra ata”, tha Prifti në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Dhe në këtë sens them që kriza kulturore shqiptare është reflektuar në të gjitha këtë prodhimin e skalioneve dhe unë e shoh edhe te artikulimi qoftë nga grupe të ndryshme të protestës, qoftë nga grupe të ndryshme opozitare. Te kjo krizë kulturore është edhe qeveria. Nuk po i përshtaten nevojave të kohës. Për shembull, nëqoftëse opozita nuk prodhon, nuk po prodhon dot nga kjo krizë kulturore njerëz që ngjitin në publik, dakord? Qeveria nga krahu tjetër po prodhon atë skizmën e “fake” që them unë. Bëjnë gjasme, bëjnë kot. Për shembull, ti ke ministra dhe deputetë që kanë nga 36 vjet në politikë që janë bërë influencera, gjithë ditën prodhojnë “reels”-a”, shtoi Prifti. (A2 Televizion)