Studentët tregojnë me kë nuk do të bashkëpunojnë: Vijë e kuqe, personat me pozita kyçe

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 20:43 | Politikë

Të rinjtë që kanë njoftuar krijimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë” treguan se me kë nuk do të bashkëpunojnë kurrë.

“Ne nuk bashkëpunojmë me persona që kanë patur pozicione kyçe në partitë që kanë krijuar këtë sistem prej 36 vitesh. Vijë e kuqe për ne janë edhe persona të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar”, thanë studentët në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Kur u pyetën nëse do të nxirrnin kandidat në zgjedhjet e ardhshme, studentët u përgjigjën: Ne duam t’i japim një mundësi shqiptarëve, por kjo varet nga momenti politik që Shqipëria do të gjendet në atë çast. Gjithashtu, në takimet që do të bëjmë do të pyesim qytetarët se çfarë mendojnë ata. Nëse ata do të kenë një ide për një kandidaturë të caktuar, ne do t’ia japim mundësinë”.

Sipas tyre, jo vetëm Tirana, por edhe qytetet e tjera kanë rëndësinë e vet: “Ne mendojmë që mos t’i shmangemi asnjë vendi”.

Ata theksuan më tej se nuk kanë patur ende takime me ndërkombëtarët, por do të donin të kishin së shpejti “për të diskutuar Kodin Zgjedhor dhe gjëra të tjera që i nevojiten tani Shqipërisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos