Ambasadorja e SHBA për A2, Yuri Kim: 5 qershori të miratohet siç ishte

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 17:27 | Politikë
Ambasadorja e SHBA për A2, Yuri Kim: 5 qershori të miratohet

Zhvillimet e ditëve të fundit sollën një frymë të re për reformën elektorale.

A2 pyeti Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lidhur me faktin se përveç marrëveshjes së 5 qershorit të dakordësuar në Këshillin Politik, reformës iu shtuan edhe listat e hapura dhe heqja e koalicioneve.  

Në përgjigje të interesimit tonë, selia diplomatike amerikane nuk foli për rrëzim të marrëveshjes së dakordësuar, ku ishte vete ambasadorja Kim që i ngujoi palët politike në rezidencën amerikane.

“Ambasadorja i qëndron komenteve të mëparshme. 5 qershori të miratohet siç është”- thotë ambasada e SHBA për A2.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos