Murrizi i pakënaqur me Ramën: Kodi Zgjedhor pas Kushtetutës, numëruesit apolitikë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 17:11 | Politikë
Murrizi i pakënaqur me Ramën: Kodi Zgjedhor pas Kushtetutës,

Duartrokiti fitoren, por kryetari i grupit parlamentar demokrat përsëri është i pakënaqur nga lëshimet e kryeministrit Rama.

Myslim Murrizi deklaroi se nuk voton marrëveshjen e 5 qershorit para nismës kushtetuese dhe thekson si kusht të pakalueshëm depolitizimin e administratës zgjedhore. 

“Pak më parë iu kisha thënë se dhe kryeministri do të ulet me këmbë në tokë, siç do të shihni që do të ulen në tokë dhe shumë të tjerë edhe këta properëndimorët e mëdhenj. Pas ndryshimeve kushtetuese, abrogimit të nenit 68, hap rrugën për një kod të ri zgjedhor dhe në Kod do të kërkojmë me këmbënguljen zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR”, u shpreh Murrizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos