Ambasadorja Kim i drejtohet amerikanëve: Nxitoni nëse doni të ikni nga Shqipëria, por nuk është urdhër

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 20:41 | Aktualitet
Ambasadorja Kim i drejtohet amerikanëve: Nxitoni nëse doni të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëria Yuri Kim postoi në faqen e ambasadës një video të drejtuar kësaj radhe jo popullit shqiptar, por shtetasve amerikanë që banojnë ose ndodhen përkohësisht në Shqipëri.  

Ambasadorja, duke specifikuar se njoftimi nuk përbën urdhër por thjesht këshillë, deklaroi se “me kufijtë duke u mbyllur dhe fluturimet duke u pakësuar nxisim shtetasit amerikanë të planifikojnë rikthimin  e tyre të menjëhershëm në SHBA, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar”.  

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/239103930615527/

Kim specifikoi se “me kufijtë tokësore shqiptare të mbyllura, ka vetëm një fluturim komercial të kompanisë Air Albania për në Stamboll”, nga ku mund të arrihen destinacione të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos