
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në kuadër të rikthimit në seancë të Gjykatës Kushtetuese, vizitoi gjyqtarët duke i shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në punën e tyre.
“Shkova për t'u shprehur respektin tim gjyqtarëve. Kritike për Gjykatën Kushtetuese të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë”, shkruan ambasadorja, duke shtuar se “ne po punojmë me institucionet e duhura, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të ketë anëtarësi të plotë."
Më parë gjatë mëngjesit, ambasadorja duke njoftuar për një intervistë ditën e sotme për ”Zërin e Amerikës”, shpërndau në rrjetet sociale një tjetër mesazh për të drejtuar shoqërisë shqiptare, i bëhej apel që të zgjidhte midis ndryshimit dhe “fantazmave” të së kaluarës. (A2 Televizion)