Amendamentet në Kod, personat me paaftësi për të vepruar marrin të drejtën e votës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 19:47 | Aktualitet

Në Komisionin e Ligjeve socialistët njoftuan se kishin depozituar disa amendamente të tjera për Kodin Zgjedhor, të natyrës teknike që rregullonin kryesisht gabime gjuhësore të nismave të propozuara. Por në draftin që A2 disponon, ndryshimet nuk janë vetëm teknike. Sipas tyre, i jepet e drejta personave 100 vjeç e më shumë të votojnë. Kjo e drejtë i jepet dhe personave të shpallur me një vendim të formës së prerë, të pazotë për të vepruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos