Të gjithë të burgosurit që gëzojnë të drejtën e votës do të kenë mundësi të votojnë në 14 maj. Sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka marrë masa për të regjistruar në listat e zgjedhësve, edhe personat që kanë përfunduar në qeli pas 4 prillit, kur u publikua lista përfundimtare zgjedhore. (A2 Televizion)
Amnisti pas zgjedhjeve, Manja: S’ka leje shpërblyese për të burgosurit para e gjatë procesit
