Amnistia fiskale, Haxhi: Të përjashtohen emigrantët, do të hetoheshin për evazion në vendet ku jetojnë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 21:20 | Ekonomi
Amnistia fiskale, Haxhi: Të përjashtohen emigrantët, do të

Ish-zv.ministri i Financave, Elton Haxhi, tha në A2 Business, se emigrantët duhet të përjashtohen nga amnistia fiskalë që qeveria po planifikon të realizojë.

“Burimi i të ardhurave që është subjekt i kësaj amnistie është shumë i gjerë. Zakonisht programet e deklarimit vullnetar janë të kufizuara vetëm në evazion fiskal i cili është kryer vetëm në juridiksionin ku bëhet ky deklarim vullnetar. Këtu rikthehemi te debati nëse emigrantët duhet të jenë subjekt i kësaj amnistie. Sepse nëse amnistojmë të ardhura që janë realizuar në një juridiksion tjetër shkelim disa parime të taksimit ndërkombëtar”, tha ai.

https://a2news.com/2022/07/15/amnistia-fiskale-rama-te-huajve-mungese-respekti-ta-trajtosh-shqiperine-si-nje-vend-me-bisht/

“Në gjykimin tim emigrantët duhet të përjashtohen. Nuk di asnjë vend tjetër ta ketë bërë këtë. Jam thuajse i sigurt që asnjë vend tjetër nuk do ta pranojë këtë, përfshi edhe Bashkimin Europian. Të ardhurat që duhen amnistuar në Angli, nuk mund t’i amnistojë Shqipëria. Edhe sikur ne me kokëfortësi i qëndrojmë këtij versioni, nëse këto të ardhura do të futen në një bankë në Shqipëri, duke qenë se këto emigrantë janë rezident në një shtet tjetër, ne duhet të deklarojmë llogaritë bankare në vendin e origjinës dhe do të hetohen atje për evazion fiskal”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/14/amnistia-fiskale-dhoma-amerikane-dhe-ajo-gjermane-mund-te-pastrohen-parate/

A2 CNN Livestream

Latest Videos