Amnistia, kryeministri Rama e ministrja Denaj sqarojnë projektin

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 15:40 | Politikë
Amnistia, kryeministri Rama e ministrja Denaj sqarojnë projektin

“Amnistia e përgjithshme do të jetë fiskale dhe penale dhe do të votohet këtu me 84 vota e nuk do të ketë shans që të vijë njeri dhe ta kthejë mbrapsht”.

Edi Rama dha para deputetëve detaje të reja për amnistinë, me të cilën synon të formalizojë pasuritë e emigrantëve dhe bizneseve. Vetëm një taksë, vlera e së cilës nuk është vendosur ende dhe këto kategori mund të depozitojnë në bankat shqiptare paratë, pa dhënë shumë sqarime.

“Do të përjashtohen nga çdo lloj kontrolli, duke i amnistuar me një taksë, e cila do të jetë shumë e favorshme”, tha Rama.

Kur pyetet se sa do të jetë taksa, ministrja e Financave nuk ka një përgjigje të saktë. Kryeministri sqaroi se pasuritë jashtë vendit do të jenë lehtësisht të identifikueshme, ndaj lëshon dhe këtë paralajmërim. “Të gjithë ata që janë biznesmen me të ardhura të konsiderueshme, që kanë asete jashtë vendit, që t’i deklarojnë duke përfituar nga amnistia dhe të mos bëjnë shaka, të cilat mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë pas përfundimit të amnistisë”, u shpreh Rama.

Amnistia nuk do të përfshijë paratë e politikanëve, gjyqtarëve dhe të gjithë atyre që janë subjekt i OFL-së. Me këtë lëvizje, Qeveria thotë se synon të formalizojë ekonominë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos