Pak orë para tubimit të presidentit, Basha takohet me ambasadoren amerikane

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 14:34 | Politikë
Pak orë para tubimit të presidentit, Basha takohet me ambasadoren

Pak orë para nisjes së manifestimit të thërritur nga Presidenti Meta, ku ka deklaruar se do të marrë pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ky i fundit ishte në një drekë pune me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në përfundim të takimit, që zgjati për gati 2 orë, Basha nuk pranoi të zbulonte detaje, por e quajti thjesht “një bisedë jashtëzakonisht të mirë”, atë me Yuri Kim. Ndërsa ambasadorja tha se gjithçka biseduan do të mbetet mes tyre, duke e quajtur një bisedë të këndshme.

Më parë, Ambasada Amerikane e ka quajtur tubimin e thërritur nga Presidenti Meta si “politik”, ndërsa i kërkonte shtetasve të saj të qëndronin larg zonës ku do të mbahej manifestimi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/02/si-do-te-organizohet-pd-ne-manifestimin-e-thirrur-nga-presidenti-spaho-zbulon-planin-ne-a2/
https://a2news.com/2020/03/02/angazhohen-rreth-1000-efektive-policie-per-tubimin-e-presidentit-shtohet-siguria-rreth-ambasadave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos