Analiza e Die Press, Tirana e Shkupi të presin, 4 vende kundër anëtarësimit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 10:13 | Politikë
Analiza e Die Press, Tirana e Shkupi të presin, 4 vende kundër

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të presin. Gazeta austriake Die Press hedh ujë të ftohtë në shpresat e dy vendeve për çelje të negociatave.

Në një analizë gazetari Oliver Grimm thotë se në takimin e përjavshëm të së mërkurës me komisionerin për zgjerimin Johanes Hahn, ambasadorët e vendeve anëtare do të përcjellin konstatimin se shtete të ndryshme e refuzojnë hapjen e negociatave.

Duke qenë se vendimi kërkon unanimitetin e 28 vendeve anëtare përjashtohet mundësia që të arrihet diçka para verës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, thuhet në shkrim.

Analisti përmend Francën dhe Holandën si dy shtetet që kundërshtojnë më fort hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke kujtuar se Holanda ka bërë një hap më shumë duke kërkuar fundin e regjimit të lëvizjes pa viza për qytetarët shqiptarë.

Edhe Danimarka dhe Gjermania, sipas Die Press, nuk janë dakord për t’i dhënë dritën jeshile shteteve të Ballkanit Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos