
Në këndvështrimin e gazetarit Aristir Lumezi mbledhja e kryesisë e PD-së ishte një përpjekje për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Në studion e “Absolut 4” ai tha se nuk ka ansjë suprizë por vetëm një rikonfirmim i Bashës dhe ekipit të tij.
“Edhe mbledhja e kryesisë është një turravrap i asaj që ka ndodhur pas zgjedhjeve të 25 prillit ku PD humbi zgjedhjet dhe përpjekja ishte për të justifikuar këtë rezultat humbës. Ishte po Basha ai që zhvilloi një tur justifikues pas zgjedhjeve me togfjalësh për masakrën elektorale, por pa u ulur me strukturat për të kuptuar edhe ai vetë se çfarë ka ndodhur në zgjedhje për të mos përsëritur gabimet. Është një inerci e asaj që ka ndodhur në zgjedhje që do të kulmojë me kongresin që do konfirmojë Bashën dhe ekipin e tij dhe asnjë surprizë”.
Sipas PD duhet të hapte një debat më të gjerë me strukturat për të parë gabimet dhe gjithë faktorët që çuan në humbje.
“Analiza shoqërohej me rikonfirmimin e drejtuesve të saj në nivel lokal, por janë socialistët në pozitat e fituesit dhe nuk është njëlloj me PD që ka luksin të hapte një debat shumë të gjerë me strukturat e saj, për të parë se cilat janë gabimet dhe a gabuan në strategji e çfarë roli luajti LSI në këtë strategji dhe të gjithë këta faktorë duheshin bërë për një kohë të gjatë dhe më pas mund të shkonin në zgjedhjet e kryetarit dhe forumet e reja të partisë, ndërkohë që do të duhej të ishte e kundërta”. (A2 Televizion)