Erlis Çela: Analiza e PD, gjysmake dhe jo në kohën e duhur

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 22:14 | Politikë
Erlis Çela: Analiza e PD, gjysmake dhe jo në kohën e duhur

Për pedagogun e komunikimit Erlis Çela, analiza e zgjedhjeve të 25 prillit e Partisë Demokratike ishte gjysmake dhe jo në momentin e duhur. Në studion e Absolut 4 ai tha se kjo nuk ka ndonjë vlerë, pasi duhej bërë më parë se PD të hynte në zgjedhjet e brendshme në parti.

“Kjo analizë e humb vlerën më parë duhej bërë analiza, pastaj të hyhej në procese zgjedhore dhe secili të merrte përgjegjësinë e të hynte në garë. Mirë që u bë por u bë kur nuk duhej dhe u bë gjysmak”.

Sipas tij raporti ishte përqëndruar në analiza shifrash dhe nuk ishin përfshirë diskutimet mbi faktorët e brendshëm dhe çfarë nuk funksionoi që çoi në humbje.

“Analiza ishte përqëndruar në analizë shifrash. Bënte disa krahasime në numër votash, kandidatësh e përqindje, por mungonin faktorët e brendshëm. Asnjë demokrat nuk është i bindur se PD ka humbur për shkak të faktorëve të jashtëm.  Duheshin përfshirë diskutimet mbi faktorët e brendshëm dhe  çfarë nuk funksionoi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos