Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë një fitore për herë të tretë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, çka përbën një arritje historike për Kryeministrin Edi Rama, i cili do të jetë i pari që zgjidhet 3 herë në këtë post. Ndërkohë, në kampin opozitar lind nevoja për përballjen me një rezultat, që lë Partinë Demokratike në opozitë që nga viti 2013. Gazetari Aristir Lumezi ishte sot në studion e “Dita jonë” për të ndarë mendimet e tij mbi çfarë ndodh tani e mbrapa. (A2 Televizion)
Analiza paszgjedhore, fituesit dhe humbësit e 25 Prillit
