Anarkistët rrëmbejnë kutitë e votimit në Athinë dhe djegin votat

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 22:33 | Bota
Anarkistët rrëmbejnë kutitë e votimit në Athinë

Një incident i rëndë është regjistruar në Athinë pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Siç raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur në lagjen “anarkiste” të kryeqytetit e njohur si “Exarchia”, ku persona të maskuar hynë në një qendër votimi dhe pasi kërcënuan të pranishmit rrëmbyen prej aty kutitë e votimit bashkë me votat. Bëhet me dije se fletët e votimit të një prej kutive janë djegur.

Pas kësaj një grup të rinjsh përleshën me forcat e policisë dhe hodhën drejt tyre bomba molotov. Për momentin nuk raportohen persona të lënduar dhe policia ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës që rrëmbyen kutitë e votimit, pasi një incident i tillë nuk është i zakonshëm për një vend të BE si Greqia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos