Apeli i Papa Françeskut: Të krijohen korridore humanitare për emigrantët

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 17:53 | Bota
Apeli i Papa Françeskut: Të krijohen korridore humanitare për

Papa Françesku, gjatë meshës së të dielës, në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan, iu rikthye dhe njëherë çështjes së emigrantëve që dita ditës është bërë një problem për shumë vende të Botës.

Papa u lut për viktimat e sulmit me bomba në një kamp refugjatësh në Libi dhe iu bëri thirrje liderëve të krijojnë korridore humanitare për të shmangur përsëritjen e tragjedive të ngjashme.

Gjatë sulmit ajror në kampin e refugjatë afrikanë në Tripoli mbi 40 refugjatë humbën jetën. Ati i Shenjtë gjithashu u lut për viktimat e sulmeve të fundit në Afganistan, Mali, Burkina Faso dhe Niger. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos