
Një tërmet me magnitudë 7.1 i shkallës Rihter ka shkundur brigjet verilindore të Indonezisë duke bërë autoritetet të nxjerrin një alarm për cunami.
Lëkundja e fortë sizmike ka zgjatur për disa sekonda dhe si epiqendër ka pasur ishullin e Sulawesit. Sipas Agjencisë Indoneziane të Gjeofizikës tërmeti u regjistrua në një thellësi 10 km dhe për këtë arsye lëkundjet janë ndjerë më të forta.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme apo persona të lënduar. (A2 Televizion)