Ancelotti lë jashtë Champions-it Elseid Hysajn

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 21:37 | Futboll
Ancelotti lë jashtë Champions-it Elseid Hysajn

Edhe pse nuk arriti të transferohej në një tjetër skuadër në merkaton e verës, Elseid Hysaj, është gjithnjë e më larg Napolit.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është lënë jashtë listës së Champions League nga trajneri i Napolit Carlo Ancelotti për ndeshjen ndaj Genk në Belgjikë, bën të ditur Calciomercato.com.

Merkatoja e verës ishte e mbushur me lajme që e largonin shkodranin nga Napoli. Për të shfaqën interes, Tottenham, Valencia e Atletico Madrid, por në fund ai mbeti te Napoli, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2021.

Edhe në javët e para të Serie A, Hysaj është aktivizuar vetëm 20 minuta me Napolin dhe me këtë vendim, ndoshta janari do të jetë muaji i fundit që shqiptari do të mbajë veshur bluzën e kaltër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos