Mjegulla vesh juglindjen. Ulen temperaturat, autoritetet apel për kujdes në qarkullim

Nga Artin Halili
9 Nëntor 2026, 23:31 | Aktualitet

Mjegulla mbulon zonat e juglindjes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në akset rrugore ku dukshmëria është e kufizuar.

Kjo situatë atmosferike vijon prej disa ditësh në këtë rajon, ndërsa është shoqëruar edhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, shkruan A2.

Përballë këtyre kushteve, policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e përshtatshëm, për të shmangur aksidentet gjate qarkullimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos