
Aktorja e famshme hollivudiane, Angelina Jolie ka vizituar Ukrainën ku është takuar me fëmijët e prekur nga konflikti dhe organizatat lokale që punojnë për t'i mbrojtur ata.
Jolie, e cila është një e dërguar speciale e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, u takua me fëmijë jetimë dhe të larguar nga banesat e tyre, duke përfshirë të rinj të evakuuar nga Mariupol, si dhe me vullnetarë dhe mjekë ukrainas që kujdeseshin për ta.
Aktorja gjithashtu befasoi njerëzit në një kafene në Lviv, në Ukrainën perëndimore.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se Jolie duke përshëndetur me të pranishmit, disave prej të cilëve iu dha dhe autografe. (A2 Televizion)