
Rusia iu ka kërkuar së fundmi vendeve të tjera që t'i përmbahen logjikës së shkruar në dokumente për të parandaluar një luftë bërthamore dhe shprehet se ndjek në mënyrë rigoroze parimin se një konflikt i tillë është i papranueshëm.
Lajmi u bë i ditur nga Departamenti për Mospërhapjen dhe Kontrollin e Armëve në Ministrinë e Jashtme ruse e cila shton se "Është e domosdoshme të ripohohet parimi se rreziqet e një lufte bërthamore që nuk duhet të shkaktohet kurrë duhet të minimizohen përmes parandalimit të çdo konflikti të armatosur midis fuqive bërthamore".
Pavarësisht deklaratave të tilla, ushtria ruse ka vijuar gjatë së shtunës operacionet e saj në disa qytete kryesore në Ukrainë.
Mediat raportojnë se shpërthime të shumta janë regjistruar në qytetin jugor të Odessa. Komanda operacionale e ushtrisë ukrainase në jug të vendit tha se pista e aeroportit të Odessa është dëmtuar. Shpërthimet u dëgjuan menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin.
Gjithashtu, ka inteligjenca ukrainase bën me dije se ka marrë të dhëna që rusë po planifikojnë një revoltë në Odesa më 2 maj. (A2 Televizion)