Angli dhe Spanjë, futbollistët nuk lejohen të luajnë me ekipet kombëtare

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 11:21 | Futboll
Angli dhe Spanjë, futbollistët nuk lejohen të luajnë me

Situata pandemike në botë, rritja e shifrave që lidhen me infektimet dhe rreziku që sportistët të preken, ka bërë që Premier League angleze dhe La Liga spanjolle të mos lejojnë futbollistët t’i bashkohen ekipeve kombëtare.

Fillimisht vendimi u morr në Angli, ku skuadrat elitare dolën me një qëndrim të përbashkët, për të mos lejuar udhëtimet e lojtarëve për ndeshjet ndërkombëtare, të cilat do të luhen në vendet që janë përfshirë në listën e kuqe të Covid-19.

“Vendimi i klubeve, i mbështetur fort edhe nga Premier League, vlen për thuajse 60 futbollistë të 19 skuadrave elitare, të cilët duhej të udhëtonin në 26 shtete për ndeshjet e shtatorit”, thuhej në deklaratën zyrtare.

Masa ekstreme u ndërmor, pasi federata dhe qeveria angleze nuk arritën të gjenin një marrëveshje, për të lehtësuar masat ndaj sportistëve. Për shkak të rrezikut që udhëtimet përbëjnë për shëndetin publik, institucionet shtetërorenuk pranuan të bënin asnjë përjashtim.

Paralelisht, edhe klubet e La Liga-s spanjolle vendosën të bllokojnë udhëtimet e futbollistëve të tyre drejt shteteve që janë në listën e rrezikut, ku më të prekura janë vendet e Amerikës Jugore.

Edhe në këtë rast, vendimi lidhet me pandeminë dhe me rregullat e karantinës së detyrueshme. “Liga mbështet maksimalisht vendimin e klubeve për të mos lejuar lojtarët t’i bashkohen ekipeve kombëtare dhe do të ndërmarrë aksione ligjore, në mënyrë që ky veprim të mos krijojë probleme për mbarëvajtjen e turneut”, thuhej në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos