
Anglia do të lejojë deri në 4000 tifozë në aktivitetet sportive në ambient të hapur në zonat me rrezik të ulët, kur izolimi kombëtar të shfuqizohet në 2 dhjetor, raporton BBC.
Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson pritet që të shpallë gjatë pasdites edhe për grumbullimet e njerëzve në zonat me rrezik të lartë, ku nuk do të lejohen fare tifozë, qoftë edhe për sportet në ambiente të hapura.
Megjithatë, media të tjera britanike shkruajnë se klubet e futbollit, për të cilat është edhe interesi më i madh, nuk janë kontaktuar ende nga qeveria lidhur me këto plane. (A2 Televizion)