Pesë turistë britanikë janë shpëtuar pasi anija me të cilën po lundronin pranë brigjeve të ishullit grek Zakynthos shpërtheu në flakë.
Mediat greke raportojnë se vetëm njëri nga turistët u dërgua në spital me djegie të shumta në trup, ndërsa 4 të tjerët shpëtuan pa lëndime pasi anija u përfshi nga flakët rreth 80 metra larg bregut.
Është e paqartë çfarë e shkaktoi rënien e zjarrit, por sipas mediave greke, ai u përhap me shpejtësi në anije. Në internet janë shpërndarë edhe pamje të momentit kur anija është nën pushtetin e zjarrit. (A2 Televizion)



